Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, zhvilloi një takim me Shefen e Zyrës së UNICEF në Kosovë

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, zhvilloi një takim me Shefen e Zyrës së UNICEF në Kosovë, Veronika Vashchenko, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vazhdimin e tij në mbështetje të projekteve që lidhen me arsimin.

Fëmijët dhe të rinjtë duhet të jenë gjithmonë në qendër të prioriteteve të shoqërisë, prandaj edhe politikat dhe projektet institucionale synojnë të krijojnë më shumë mundësi për zhvillimin dhe edukimin e tyre, theksoi ministri Jagxhiu.

Si pjesë e portofolit të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, gjatë takimit u diskutua veçanërisht për bashkëpunimin në digjitalizimin e arsimit, përfshirë shtrirjen e infrastrukturës digjitale në shkolla, zhvillimin e sistemit qendror të menaxhimit të arsimit, krijimin e materialeve mësimore digjitale dhe ngritjen e shkathtësive digjitale të mësimdhënësve.

Këto iniciativa synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e qasjes në arsim modern për të gjithë fëmijët.

Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në projektet e iniciuara dhe për identifikimin e nismave të reja të përbashkëta në të ardhmen.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors