Misioni dhe Vizioni

Misioni
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike është e përkushtuar në ndërtimin e një administrate
moderne, efikase dhe transparente, përmes avancimit të transformimit digjital, përmirësimit të
shërbimeve publike dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.
Përmes politikave inovative, zhvillimit të infrastrukturës digjitale dhe promovimit të sigurisë kibernetike,
Ministria synon të ofrojë shërbime të qasshme, të sigurta dhe të orientuara drejt nevojave të qytetarëve
dhe bizneseve.
Ministria punon për rritjen e efikasitetit administrativ, fuqizimin e inovacionit dhe krijimin e një
ekosistemi institucional që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin evropian të Republikës së
Kosovës.


Vizioni
Të ndërtojmë një administratë publike moderne, të digjitalizuar dhe të besueshme, që ofron shërbime
cilësore, të shpejta dhe transparente për çdo qytetar.
Të pozicionojmë Republikën e Kosovës si një shtet me institucione inovative dhe të sigurta digjitale, ku
teknologjia shërben si motor i zhvillimit ekonomik, përfshirjes sociale dhe qeverisjes së mirë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors