Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike (KMRAP), u prezantuan dhe u miratuan:
• Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë për Reformën e Administratës Publike
• Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike
Gjatë vitit 2025:
• 65% e aktiviteteve kanë shënuar progres të plotë ose të pjesshëm
• Janë zhvilluar dhe publikuar 74 shërbime të reja elektronike
• Totali i shërbimeve digjitale tê zhvilluara ka arritur në 320
Këtë javë nis implementimi i projektit eKosova 2.0, me:
• 400 shërbime të reja të digjitalizuara
• Funksionalitete të shtuara dhe performancë më të avancuar
Paralelisht kemi avancuar në rekrutime të centralizuara, racionalizim të agjencive, interoperabilitet dhe zhvillim profesional të administratës publike.
Themelimi i Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike forcon fokusin në reformë dhe digjitalizim, me synim një administratë më efikase, transparente dhe funksionale për të gjithë