Në margjinat e takimit ministror të Procesit të Berlinit, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike të Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj @mdukaj dhe ekipin e tij.
U diskutua për reformën në administratën publike, digjitalizimin dhe forcimin e sigurisë kibernetike , si dhe për hapat e përbashkët drejt realizimit të zotimeve në kuadër të Planit të Rritjes.
Me Malin e Zi ndajmë synimin për integrim evropian, duke hapur rrugë për bashkëpunim në fusha kyçe si:
- Bashkëpunimi në siguri kibernetike
- Njohja e ndërsjellë e shërbimeve elektronike
- Shkëmbimi i përvojave në reforma