MINISTRI JAGXHIU PREZANTON RRUGËTIMIN E KOSOVËS DREJT SHËRBIMEVE PUBLIKE TË FUQIZUARA NGA INTELIGJENCA ARTIFICIALE

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, ishte një nga folësit në sesionin
qendror të AI & Tech Summit 2026, organizuar nga Kolegji AAB.

Samiti u hap me fjalë rasti nga Kryeministri Albin Kurti, ndërsa në sesionin e fjalimeve kryesore foli edhe
ish-Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili solli perspektivën e tij mbi Inteligjencën
Artificiale dhe gjeopolitikën. Me këtë rast, z. Scharping u nderua nga Kolegji AAB me titullin Doctor
Honoris Causa.

Në prezantimin me temë “Nga Qeverisja Digjitale te Shërbimet Publike të Fuqizuara nga Inteligjenca
Artificiale: Rrugëtimi i Kosovës”, Ministri Jagxhiu prezantoi rrugëtimin e transformimit digjital të Kosovës
dhe fazën e re të këtij procesi, të formësuar gjithnjë e më shumë nga Inteligjenca Artificiale.

“Gjatë viteve të fundit, Kosova ka avancuar me iniciativa kyçe të qeverisjes digjitale, përfshirë eKosova,
digjitalizimin dhe thjeshtimin e shërbimeve, shërbimet e bazuara në ngjarje jetësore, interoperabilitetin,
infrastrukturën e të dhënave, cloud-in qeveritar dhe modernizimin e rrjetit qeveritar.

Tashmë, vendi po hyn në fazën tjetër, ku Inteligjenca Artificiale ndërtohet mbi këto themele për të
krijuar shërbime publike më të integruara, të personalizuara, proaktive dhe më efikase.

Me eKosova 2.0, synohet një gjeneratë e re e shërbimeve publike, ku qytetari nuk ka nevojë të njohë
strukturën dhe kompleksitetin e administratës për të marrë një shërbim. Teknologjia duhet ta
menaxhojë këtë kompleksitet prapa skenës.

Në epokën e IA-së, të dhënat e besueshme, interoperabiliteti, identiteti digjital, infrastruktura cloud,
siguria kibernetike dhe kapacitetet njerëzore bëhen edhe më të rëndësishme si themele për një
qeverisje të sigurt, të besueshme dhe të fuqizuar nga IA.

Inteligjenca Artificiale do të ndikojë edhe në arsim, shëndetësi, ekonomi, energji, bujqësi, siguri dhe
pothuajse çdo sektor tjetër. Prandaj, IA duhet të zhvillohet si një agjendë horizontale e zhvillimit të
vendit, që përshkon politikat dhe strategjitë kombëtare.

Teknologjia po ndryshon me shpejtësi, por objektivi mbetet i njëjtë: ta përdorim teknologjinë që shteti
të funksionojë më mirë dhe jeta e qytetarëve të bëhet më e lehtë.”

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors