NË KUADËR TË #OPENTECHTHURSDAYS NE 3CIS, DISKUTOHET PËR INFRASTRUKTURËN DIGJITALE DHE ZHVILLIMIN E AI NË KOSOVË

Në kuadër të #OpenTechThursdays, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu,
vizitoi 3CIS, kompani kosovare me mbi 200 punonjës, e cila ofron shërbime në Evropë, Mbretërinë e
Bashkuar dhe Amerikën e Veriut, në fusha si cloud, infrastrukturë e rrjeteve, zhvillim softuerik, DevOps
dhe siguri kibernetike.

Gjatë vizitës u diskutua për iniciativat e Ministrisë në fushën e infrastrukturës digjitale, modernizimin e
rrjetit qeveritar, tranzicionin në cloud dhe zhvillimin e infrastrukturës së të dhënave, si dhe për rolin e
tyre në krijimin e themeleve për zbatimin e inteligjencës artificiale në qeveri dhe ekonomi.

Një fokus i veçantë ishte iniciativa e 3CIS për zhvillimin e një AI Data Center dhe një platforme sovrane
cloud në Kosovë, projekt që po mbështetet edhe përmes Programit të Evropës Digjitale të BE-së.

Projekti, i paraparë të zhvillohet në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren (ITP), synon krijimin
e një infrastrukture me 100% energji të gjelbër dhe emetime të ulëta të karbonit, duke ofruar kapacitete
të avancuara kompjuterike për zbatime të inteligjencës artificiale, si për nevoja kërkimore, ashtu edhe
komerciale.

Ministri Jagxhiu diskutoi gjithashtu për zhvillimin e kuadrove profesionale, bashkëpunimin me
universitetet dhe mundësitë e reja për sektorin e teknologjisë në epokën e inteligjencës artificiale.

“Sektori i TIK-ut mbetet një kontribuues kyç në zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi
me sektorin privat është i rëndësishëm për transformimin digjital të vendit, avancimin e diplomacisë
digjitale dhe promovimin e Kosovës si vend me talent dhe kapacitete të avancuara teknologjike.”

#OpenTechThursdays vazhdon me vizita dhe biseda të drejtpërdrejta me kompanitë, universitetet,
ekspertët dhe organizatat që kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të teknologjisë në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors