Mundësitë konkrete për investime në Kosovë, veçanërisht në sektorët e teknologjisë dhe ekonomisë digjitale, ishin në fokus të bisedave ku mori pjesë Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, së bashku me Kryeministrin Kurti, investitorë, sipërmarrës dhe përfaqësues të jetës publike amerikane.
Ngjarja e organizuar nga Data4X dhe Ed e Barbara Hammel, në rezidencën e Richard Lukajt në Westchester, ishte një mundësi për të diskutuar drejtpërdrejt mbi potencialin e Kosovës për investime dhe partneritete të reja, si dhe mbi rolin që mund të luajë mërgata jonë në krijimin e këtyre lidhjeve.