Me fillimin e vitit të ri akademik, Jagxhiu vizitoi Universitetin Publik të Prizrenit “Ukshin Hoti”

Vizita u realizua në kuadër të Open Tech Thursdays e cila synon të krijojë dialog të drejtpërdrejtë me kompanitë, universitetet, organizatat dhe ekspertët e sektorit të teknologjisë. Universitetet janë pjesë thelbësore e këtij dialogu, sepse transformimi digjital nuk lidhet vetëm me teknologjinë dhe infrastrukturën, por mbi të gjitha me njerëzit, njohuritë dhe shkathtësitë që e bëjnë të mundur atë.

Vizita në ditën e parë të vitit të ri akademik nuk ishte rastësi. Në një kohë kur sektori TIK në Kosovë po zgjerohet me shpejtësi dhe eksportet e shërbimeve TIK janë rritur rreth 455% në pesë vitet e fundit, pyetja për fazën e ardhshme është se si të zhvillojmë më tej talentin dhe shkathtësitë që kërkon ky sektor.

Në diskutimin me rektorin Mentor Alishani dhe ekipin menaxhues të Universitetit të Prizrenit u trajtua rëndësia e një lidhjeje më sistematike Universitet–Industri–Qeveri.

Në këtë drejtim, u veçua edhe rëndësia e programeve profesionale në TIK që i ofron Unoversiteti, krahas programeve akademike, si dhe mundësia e bashkëpunimit në punên kērkimore aplikative.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe inteligjencës artificiale dhe kapaciteteve që universitetet duhet të zhvillojnë për të qenë pjesë aktive e këtij ekosistemi, nga infrastruktura dhe kapacitetet kompjuterike, të dhënat dhe hulumtimi, deri te talenti, aplikimet dhe qeverisja e IA.

Në këtë kuadër, KREN dhe mundësitë që ofron për transformimin digjital në arsim përbëjnë një tjetër komponent të rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve universitare.

Prizreni ka potencial të veçantë për këtë ekosistem. Universiteti “Ukshin Hoti”, ITP Prizren dhe kompanitë teknologjike krijojnë bazë për një lidhje më të fortë mes arsimit, inovacionit, industrisë dhe teknologjisë, me potencial për zhvillimin e mëtejshëm të shkathtësive digjitale, IA dhe inovacionit të aplikuar.

Transformimi digjital kërkon më shumë se investime në teknologji. Kërkon talent, hulumtim, infrastrukturë dhe bashkëpunim.

Pikërisht këtë lidhje synon të forcojë #OpenTechThursdays

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors