Ministri Jagxhiu takohet me Ndihmësministrin e EBA-së në Seul: Diskutohet bashkëpunimi në TIK dhe digjitalizim

Ministri Jagxhiu takohet me Ndihmësministrin e EBA-së në Seul: Diskutohet bashkëpunimi në TIK dhe digjitalizim

Në margjinat e Global AI and Digital Summit 2026 në Seul, Ministri Lulëzon Jagxhiu zhvilloi një takim me z. Mohamed bin Taliah, Ndihmësministër në Ministrinë e Çështjeve të Kabinetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, përgjegjës për Shkëmbimin e Përvojave Qeveritare.

Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe zbatimin e inteligjencës artificiale në qeverisje, përmes Programit për Shkëmbimin e Përvojave Qeveritare (Government Experience Exchange Programme – GEEP) të Emirateve të Bashkuara Arabe. Përvoja e Emirateve të Bashkuara Arabe në këto fusha paraqet mundësi të vlefshme për Kosovën, veçanërisht në zbatimin e inteligjencës artificiale agjentike (Agentic AI) për transformimin e shërbimeve publike dhe proceseve qeveritare.

Poashtu, Ministri prezantoi edhe zhvillimin e hovshëm të sektorit të TIK-ut në Kosovë dhe diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet ekosistemit teknologjik të Kosovës dhe atij të Emirateve të Bashkuara Arabe, veçanërisht në fushën e inovacionit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimit të teknologjive të reja.

Ministri Jagxhiu shprehu mirënjohje për Ndihmësministrin bin Taliah për mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj Kosovës ndër vite, që nga ndihma humanitare gjatë luftës dhe kontributi në ndërtimin e infrastrukturës shëndetësore, deri te përkrahja e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ministri Jagxhiu takohet me Ndihmësministrin e EBA-së në Seul: Diskutohet bashkëpunimi në TIK dhe digjitalizim
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors