Kosova dhe Mauriciusi mund të thellojnë bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët

Kosova dhe Mauriciusi mund të thellojnë bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët

Në Seul të Republikës së Koresë, në margjinat e Global AI and Digital Summit 2026, Ministri Lulëzon Jagxhiu zhvilloi një takim me Dr. Avinash Ramtohul, Ministër i Teknologjisë së Informacionit, Komunikimit dhe Inovacionit të Republikës së Mauriciusit.

Gjatë takimit, shkëmbyen përvoja mbi zhvillimet dhe prioritetet e Kosovës dhe Mauriciusit në fushën e transformimit digjital, inteligjencës artificiale dhe inovacionit teknologjik. Diskutuan gjithashtu për sfidat e përbashkëta në avancimin e këtyre fushave, me fokus në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e teknologjive të reja.

Takimi shërbeu për të identifikuar fusha me interes të përbashkët dhe mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mauriciusit, duke ndarë perspektivat e dy vendeve për shfrytëzimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors