Sot, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike Lulëzon Jagxhiu, priti në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës, i cili mbështetet në marrëdhënie miqësore dhe vlera të përbashkëta, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Zvicra ka qenë një partnere e rëndësishme e Kosovës, me mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e vendit dhe forcimin e institucioneve. Ky partneritet përbën një bazë të mirë për zhvillimin e iniciativave të reja në fusha me interes të përbashkët, theksoi mes tjerash Ministri Jagxhiu.
Në takim u diskutua në veçanti edhe për mundësinë e bashkëpunimit në projekte që përdorin të dhënat për të matur ndikimin e politikave publike, për të kuptuar rezultatet e tyre dhe për të mbështetur vendimmarrjen në dëshmi konkrete.


