KosovaPAR 2026: Roli i universiteteve dhe bashkëpunimit akademik në mbështetjen e reformës dhe inovacionit në administratën publike

KosovaPAR 2026: Roli i universiteteve dhe bashkëpunimit akademik në mbështetjen e reformës dhe inovacionit në administratën p

Universiteti dhe Administrata Publike: Partneritet për Reformë, Inovacion dhe Vlerë Publike

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 u trajtua edhe roli i universiteteve dhe bashkëpunimit akademik në mbështetjen e reformës së administratës publike, inovacionit dhe krijimit të vlerës publike.

Panelin e moderoi Prof. Arben Hajrullahu, Rektor i Universitetit të Prishtinës.

Në panel kontribuuan Prof. Ass. Dr. Vrullim Buja, Dekan i Fakultetit të Administratës Publike në Universitetin AAB; Prof. Mjellma Carrabregu-Vokshi, nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës; Prof. Ass. Dr. Ilirjana Bajrami, nga Universiteti AAB; dhe Prof. Artan Mustafa, nga Departamenti i Studimeve Politike në Universitetin e Prishtinës.

Diskutimet u përqendruan në përshtatjen e programeve akademike me nevojat e administratës publike, zhvillimin e kompetencave të reja në epokën e digjitalizimit dhe përgatitjen e kuadrove për zbatimin e reformave. U theksua rëndësia e investimit te njerëzit, përshtatjes së kurrikulave me trendet globale dhe bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe institucioneve publike.

Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e teknologjisë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe nevojën që transparenca, llogaridhënia dhe efektiviteti të jenë pjesë e zhvillimit të administratës publike.

Bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe institucioneve publike mbetet i rëndësishëm për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm dhe mbështetjen e reformave në administratën publike.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors