Takimi final ndër-institucional për platformën ePunësimi

deb2d392 7c3c 40e3 8ee9 d354f0deb928

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e GIZ Kosova, në kuadër të procesit të barrës administrative, po zhvillon takimin final për avancimin e platformës ePunësimi, me fokus në integrimin institucional, transformimin digjital të shërbimeve, proaktivitetin institucional me anë të integrimit të inteligjencës artificiale dhe zvogëlimin e barrës administrative për qytetarët dhe bizneset.
Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Thesari i Kosovës, Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare dhe Agjencia e Regjistrimit Civil, me qëllim të harmonizimit të proceseve, shkëmbimit të të dhënave dhe integrimit të sistemeve ndërinstitucionale. Diskutimet po fokusohen në regjistrimin e punëkërkuesve dhe punëdhënësve, verifikimin automatik të të dhënave, ndërlidhjen e shërbimeve publike, raportimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në ofrimin e shërbimeve.
Këto integrime pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e kohës dhe kostos administrative, duke reduktuar nevojën për dokumente në letër, dorëzime fizike të dëshmive, vizita në institucione të ndryshme dhe përsëritjen e të njëjtave të dhëna në procedura të ndryshme. Përmes shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet institucioneve, qytetarët do të përfitojnë shërbime më të shpejta, më të thjeshta dhe më efikase, në përputhje me parimet e zvogëlimit e barrës administrative dhe ofrimin e shërbimeve digjitale.
Shumë shpejt, platforma do të lansohet për përdorim nga qytetarët, bizneset, administrata dhe palët tjera.

ba1cfc5f 6e6e 4f84 b5c4 a57b62cbcab2
7890b151 57a4 453a ad61 d88b1592f975
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors