Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratuan dy dokumente të rëndësishme: Projektligji për racionalizimin e agjencive ekzekutive dhe Koncept Dokumenti për Identifikimin Elektronik, Shërbimet e Besuara dhe Kuletën e Identitetit Digjital.
Dy hapa që avancojnë reformën e administratës publike dhe krijojnë bazën për modernizimin e mëtejshëm të identitetit digjital dhe shërbimeve elektronike, në përputhje me standardet evropiane.



