Gjatë homazheve në Prekaz, në nderim të Epopesë së UÇK-së, përkujtuam sakrificën dhe qëndresën që shënoi kthesën vendimtare në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit.
Epopeja e UÇK-së mbetet një nga momentet themelore të historisë sonë moderne dhe simbol i vendosmërisë për liri.
Me këtë rast, vizituam edhe familjen Jashari me në krye bacën Rifat Jashari, simbolin e gjallë të qëndresës dhe dinjitetit kombëtar.
Figura e tij mishëron sakrificën e familjes Jashari dhe rrugën e Kosovës drejt lirisë.
Kujtesa dhe nderimi për këtë sakrificë udhëheqin angazhimin tonë institucional për forcimin e shtetit, ruajtjen e vlerave mbi të cilat u ndërtua liria dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të Kosovës.