Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, mori pjesë në ngjarjen “Zhvillimi i talenteve kibernetike për një sektor më të fortë dhe më gjithëpërfshirës”

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, mori pjesë në ngjarjen “Zhvillimi i talenteve kibernetike për një sektor më të fortë dhe më gjithëpërfshirës”, organizuar nga British Council dhe DCAF, të cilët kanë implementuar programet e trajnimit, mentorimit dhe praktikës për vajza, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, duke kontribuar në zhvillimin e talenteve të reja dhe në forcimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike në vend.

Në fjalën e tij, Ministri Jagxhiu theksoi se teksa po bëhemi shoqëri gjithnjë e më shumë digjitale, rritet edhe hapësira për sulme kibernetike, prandaj investimi në profesionistë dhe zhvillimi i talenteve në sigurinë kibernetike është thelbësor për ndërtimin e një të ardhme digjitale të sigurt të vendit.

Ai poashtu potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, sektorit privat dhe akademisë për të forcuar ekosistemin e sigurisë kibernetike dhe për të krijuar mundësi të reja sidomos për vajzat dhe gratë që ndjekin karrierë në këtë fushë, duke shtuar se ndërtimi i një komuniteti gjithëpërfshirës në sigurinë kibernetike nënkupton shfrytëzimin e plotë të potencialit nacional.

Me këtë rast Ministri Jagxhiu i përgëzoi të gjitha vajzat që kanë marrë pjesë në këtë program duke u bërë shembull frymëzues për brezin e ri të profesionistëve digjitalë.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors