Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi shumë i mirë ndër vite dhe miqësia e ndërtuar mes dy vendeve.
Me këtë rast, ambasadorja u njoftua me portofolin dhe fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, si dhe me prioritetet institucionale në avancimin e transformimit digjital dhe modernizimin e administratës publike.
Në takim u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike dhe digjitalizimin e shërbimeve publike – fusha në të cilat Finlanda ka përvojë dhe ekspertizë të çmuar.
Të dyja palët theksuan gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin në këto fusha me interes të përbashkët.