Sot, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z. Arian Zeka

Sot, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z. Arian Zeka, me të cilin u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, digjitalizimit dhe diplomacisë digjitale.

Gjatë takimit u fol për avancimin e dialogut me sektorin privat, për mekanizmat përmes të cilëve ky sektor mund të kontribuojë në sigurinë kibernetike të shtetit, si dhe për angazhimet e përbashkëta në forcimin e sovranitetit digjital të Kosovës.

Ministri theksoi se bashkëpunimi me sektorin privat dhe me partnerët ndërkombëtarë mbetet thelbësor për transformimin digjital, zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike të vendit.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors