Ambasadorin Eric Dietz, theksoi se thellimi i bashkëpunimit me Luksemburgun mbetet shumë i rëndësishëm për avancimin e transformimit digjital, forcimin e sigurisë kibernetike dhe modernizimin e administratës publike.
Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin e partneritetit dhe konkretizimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të reformave dhe zhvillimit institucional.
Ministri Jagxhiu falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e deritanishme të Luksemburgut, veçanërisht për:
• Ndërtimin e laboratorit për siguri kibernetike në kuadër të Agjencisë për Siguri Kibernetike
• Zhvillimin e programeve të trajnimit në siguri kibernetike për shërbyesit civilë
• Forcimin e kapaciteteve të Institutit të Kosovës për Administratë Publike
Po ashtu, u diskutuan fushat konkrete të bashkëpunimit në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar vitin e kaluar, me fokus në:
• Ngritjen e kapaciteteve të administratës publike
• Avancimin e sigurisë kibernetike
• Zhvillimin e ekosistemit vendor në inteligjencë artificiale
Bashkëpunimi me Luksemburgun mbetet një partneritet i rëndësishëm në rrugëtimin drejt një administrate moderne dhe ofrimit të shërbimeve publike më cilësore për qytetarët.