Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, në takim me Shefin e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë

Ambasadorin Eric Dietz, theksoi se thellimi i bashkëpunimit me Luksemburgun mbetet shumë i rëndësishëm për avancimin e transformimit digjital, forcimin e sigurisë kibernetike dhe modernizimin e administratës publike.

Gjatë takimit u diskutua për zgjerimin e partneritetit dhe konkretizimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të reformave dhe zhvillimit institucional.

Ministri Jagxhiu falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e deritanishme të Luksemburgut, veçanërisht për:

• Ndërtimin e laboratorit për siguri kibernetike në kuadër të Agjencisë për Siguri Kibernetike

• Zhvillimin e programeve të trajnimit në siguri kibernetike për shërbyesit civilë

• Forcimin e kapaciteteve të Institutit të Kosovës për Administratë Publike

Po ashtu, u diskutuan fushat konkrete të bashkëpunimit në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar vitin e kaluar, me fokus në:

• Ngritjen e kapaciteteve të administratës publike

• Avancimin e sigurisë kibernetike

• Zhvillimin e ekosistemit vendor në inteligjencë artificiale

Bashkëpunimi me Luksemburgun mbetet një partneritet i rëndësishëm në rrugëtimin drejt një administrate moderne dhe ofrimit të shërbimeve publike më cilësore për qytetarët.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors