Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulezon Jagxhiu, mori pjesë në tryezën ministrore kushtuar forcimit të kapaciteteve kibernetike në Ballkanin Perëndimor, e cila u mbajt në Senatin Francez në kuadër të Paris Cyber Summit 2026.

Tryeza ministrore u hap nga senatori francez Olivier Cadic dhe mblodhi ministra, zyrtarë të lartë dhe ekspertë ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat e sigurisë kibernetike, kërcënimet hibride dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

Së bashku me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri Jagxhiu diskutoi mbi forcimin e kapaciteteve kibernetike, sfidat e sigurisë në një mjedis gjithnjë e më kompleks dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ndërtimin e institucioneve më reziliente dhe shërbimeve publike më të sigurta.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se siguria kibernetike nuk është më vetëm një çështje teknike, por një element thelbësor i sigurisë kombëtare, stabilitetit demokratik dhe funksionimit të shtetit. Po ashtu, riafirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e transformimit digjital, forcimin e sigurisë kibernetike dhe zgjerimin e partneriteteve me vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare, me qëllim ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme dhe të harmonizuara me standardet evropiane.

Ministri Jagxhiu theksoi gjithashtu se qëndrueshmëria kibernetike ndërtohet përmes institucioneve të forta, profesionistëve të kualifikuar, besimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Ai nënvizoi se siguria kibernetike është një përgjegjësi e përbashkët që kërkon koordinim, besim dhe veprim të përbashkët në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Si një nga ngjarjet më prestigjioze në fushën e sigurisë kibernetike, Paris Cyber Summit shërben si platformë për diskutimin e politikave, partneriteteve dhe zgjidhjeve që formësojnë të ardhmen e sigurisë digjitale në Evropë dhe më gjerë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors