Gjatë vizitës u realizua një takim pune me përfaqësuesit e Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP), ku u trajtuan mësimet e nxjerra nga asistenca teknike e ofruar deri më tani, si dhe nevojat për mbështetje dhe fuqizim të kapaciteteve në të ardhmen.
Programi SIGMA (Support for Improvement in Governance and Management) është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe OECD-së, e cila mbështet vendet partnere në fuqizimin e kapaciteteve institucionale, reformën e administratës publike dhe zhvillimin e mirëqeverisjes sipas standardeve evropiane.
MDAP mbetet e përkushtuar në thellimin e partneritetit me SIGMA-n për avancimin e mëtejshëm të reformave dhe rritjen e efikasitetit në shërbimin publik.


