Në ambientet e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike (MDAP) u mirëprit z. Lech Marcinkowski, Këshilltar i Lartë i Politikave në Programin SIGMA, në kuadër të misionit të tij zyrtar në Kosovë.

Gjatë vizitës u realizua një takim pune me përfaqësuesit e Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP), ku u trajtuan mësimet e nxjerra nga asistenca teknike e ofruar deri më tani, si dhe nevojat për mbështetje dhe fuqizim të kapaciteteve në të ardhmen.

Programi SIGMA (Support for Improvement in Governance and Management) është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe OECD-së, e cila mbështet vendet partnere në fuqizimin e kapaciteteve institucionale, reformën e administratës publike dhe zhvillimin e mirëqeverisjes sipas standardeve evropiane.

MDAP mbetet e përkushtuar në thellimin e partneritetit me SIGMA-n për avancimin e mëtejshëm të reformave dhe rritjen e efikasitetit në shërbimin publik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors