Ministri Jagxhiu në panelet e KosovaPAR 2026: Profesionalizimi i shërbimit civil dhe transformimi digjital si shtylla të vlerës publike

Ministri Jagxhiu në panelet e KosovaPAR 2026: Profesionalizimi i shërbimit civil dhe transformimi digjital si shtylla të vler

Në kuadër të edicionit të katërt të konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, Ministri i Digjitalizimit dhe Administatës Publike mori pjesë në sesionin plenar ministror të nivelit të lartë, së bashku me Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, Ministrin e Administratës Publike të Maqedonisë së Veriut, Goran Minchev, dhe Drejtoreshën për Ekonomi Digjitale në Ministrinë e Drejtësisë, Administratës Publike dhe Transformimit Digjital të Kroacisë, Maja Vitaljić.

Sesioni u moderua nga Nick Thijs, Këshilltar i Lartë i Politikave në OECD/SIGMA, ndërsa u hap me fjalimin kryesor të Siim Sikkut, Partner Menaxhues në Digital Nation dhe ish-CIO i Qeverisë së Estonisë.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se vlera e administratës publike duhet të matet përmes përfitimeve konkrete që qytetarët marrin nga institucionet – vendime të drejta, shërbime më të shpejta e më të thjeshta dhe institucione më të përgjegjshme ndaj nevojave të tyre.

Ai veçoi tri drejtime kryesore në të cilat po punohet në Kosovë: profesionalizimin e shërbimit civil përmes rekrutimit të bazuar në meritë, forcimin e llogaridhënies dhe menaxhimit të performancës institucionale, si dhe transformimin e shërbimeve publike përmes digjitalizimit dhe thjeshtimit të procedurave administrative.

Deri tani janë digjitalizuar mbi 330 shërbime publike përmes platformës e-Kosova, ndërsa janë thjeshtuar mbi 730 shërbime dhe procedura administrative.

U tha poashtu se, një tjetër fokus është zgjerimi i shërbimeve të integruara sipas ngjarjeve jetësore, duke mundësuar bashkërendimin e institucioneve dhe ofrimin e shërbimeve më të lehta për qytetarët, pa nevojën për të vizituar institucione të ndryshme apo për të dorëzuar vazhdimisht të njëjtat të dhëna.

Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e përgatitjes për integrimin e inteligjencës artificiale në shërbimet publike, me synim ofrimin e shërbimeve më të personalizuara, proaktive dhe efikase, duke garantuar njëkohësisht përdorim të përgjegjshëm dhe të sigurt të teknologjisë.

Suksesi i reformave matet me përvojën e qytetarëve: më pak hapa, më pak pritje, më pak barrë administrative dhe më shumë besim në institucione, shtoi ai.

Konferenca KosovaPAR 2026 vazhdon me panele dhe diskutime mbi të ardhmen e administratës publike, besimin në institucione, krijimin e vlerës publike dhe transformimin digjital.

Ministri Jagxhiu në panelet e KosovaPAR 2026: Profesionalizimi i shërbimit civil dhe transformimi digjital si shtylla të vler
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors