Ministri Jagxhiu e njoftoi z. Halilaj me fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, si dhe me prioritetet në avancimin e shërbimeve digjitale dhe rritjen e efikasitetit në administratën publike.
Gjatë takimit, u theksua qëllimi i përbashkët – ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët, duke respektuar standardet më të larta të transparencës, llogaridhënies dhe menaxhimit të mirë institucional.
Bashkëpunimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit mbetet i rëndësishëm për forcimin e praktikave të mira të qeverisjes dhe për ndërtimin e institucioneve më të përgjegjshme dhe që gëzojnë besueshmëri nga qytetarët.