Në funksion të forcimit të llogaridhënies dhe koordinimit institucional, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Zëvendës Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, z. Bezad Halilaj.

Ministri Jagxhiu e njoftoi z. Halilaj me fushat e përgjegjësisë së Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, si dhe me prioritetet në avancimin e shërbimeve digjitale dhe rritjen e efikasitetit në administratën publike.

Gjatë takimit, u theksua qëllimi i përbashkët – ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët, duke respektuar standardet më të larta të transparencës, llogaridhënies dhe menaxhimit të mirë institucional.

Bashkëpunimi me Zyrën Kombëtare të Auditimit mbetet i rëndësishëm për forcimin e praktikave të mira të qeverisjes dhe për ndërtimin e institucioneve më të përgjegjshme dhe që gëzojnë besueshmëri nga qytetarët.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors