Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ministri Jagxhiu vlerësoi se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet partner dhe aleat kyç i Kosovës, duke e mbështetur vendin tonë në shumë fusha, përfshirë sigurinë kibernetike dhe reformën e administratës publike.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në forcimin e reziliencës kibernetike dhe në proceset kyçe të reformimit të administratës publike.

Gjatë njoftimit mbi prioritetet e Ministrisë, Ministri Jagxhiu theksoi se digjitalizimi mbetet në qendër të transformimit institucional, ekonomik dhe shoqëror.

Nga zhvillimi i kapaciteteve digjitale, te fuqizimi i rolit të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI) dhe funksionalizimi i Agjencisë për Siguri Kibernetike, synimi është i qartë: institucione më efikase dhe shërbime më cilësore e më të sigurta për qytetarët.

Palët diskutuan gjithashtu për mundësitë e përfitimit nga ekspertiza dhe përvoja britanike në fusha si rekrutimi dhe menaxhimi i performancës – dy shtylla themelore për ndërtimin e një administrate profesionale dhe të qëndrueshme.

Ministri vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndër vite dhe mirëpriti mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në projekte dhe iniciativa konkrete që forcojnë partneritetin tonë, konsolidojnë shtetin tonë dhe e afrojnë Kosovën me standardet më të avancuara evropiane.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors