“Shërbimet cilësore dhe efikase për qytetarët dhe bizneset janë objektivat kryesore të transformimit digjital në qeveri”

Ministri Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, me të cilin diskutuan për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të avancimit të këtij transformimi.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe ATK-së, veçanërisht në zbatimin e vizionit, strategjisë dhe standardeve mbarëqeveritare të digjitalizimit në proceset dhe shërbimet e ATK-së.

Fokus i diskutimit ishin edhe shtyllat kryesore të e-Qeverisjes ku pritet bashkëpunim i ngushtë, duke përfshirë interoperabilitetin, platformën eKosova dhe zhvillimin e shërbimeve të integruara bazuar në ngjarje jetësore.

Këto fusha janë thelbësore për të siguruar që shërbimet që u ofrohen qytetarëve dhe bizneseve të jenë sa më proaktive, të personalizuara, efikase dhe gjithpërfshirëse.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors