Shkëmbim përvojash në Luksemburg: IKAP dhe INAP bashkëpunim për modernizimin e administratës publike

Një delegacion nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) zhvilloi një vizitë studimore në Luksemburg, ku u mirëprit nga Ministria e Shërbimit Publik dhe INAP. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit administrativ mes dy vendeve, në kuadër të projektit “Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë”.

Fokusi kryesor i diskutimeve ishte profesionalizimi i mëtejshëm i shërbimit civil dhe përshtatja e programeve të trajnimit me dinamikat e kohës. Gjatë takimit u shkëmbyen praktikat më të mira mbi ndërtimin e kapaciteteve të reja për zyrtarët publikë, si dhe integrimi i teknologjisë për pasurimin dhe inovacionin në metodologjitë tona të trajnimit.

Luksemburgu mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës, ndaj shprehim një falënderim të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen konkrete që po na jepet përmes programit “KSV/023”, të financuar nga LuxDev dhe të zbatuar nga Instituti Evropian i Administratës Publike (EIPA).

Ky projekt strategjik është i orientuar drejt zgjerimit të kapaciteteve të IKAP-it për e-Learning dhe trajnimeve të specializuara në fushën e sigurisë kibernetike. Kjo mbështetje vjen në një moment vendimtar, kur digjitalizimi i sigurt i shërbimeve dhe ngritja e vetëdijes kibernetike brenda administratës sonë janë prioritete kryesore.

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, përmes IKAP-it, mbetet e përkushtuar për të thelluar këtë partneritet afatgjatë me institucionet e Luksemburgut, duke ndërtuar një administratë publike më efikase, moderne dhe të sigurt për të gjithë qytetarët tanë

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors