Avancohet bashkëpunimi rajonal: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum në kuadër të KosovaPAR 2026

Avancohet bashkëpunimi rajonal: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë memorandum në kuadër të KosovaPAR 2026

Sot, në Prishtinë, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Administratës Publike të Maqedonisë së Veriut, Goran Minçev, me të cilin diskutoi për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e reformës së administratës publike. Me këtë rast, të dy ministrat nënshkruan edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në këtë fushë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie miqësore dhe të fqinjësisë së mirë, të mbështetura në respektin e ndërsjellë dhe aspiratat e përbashkëta evropiane. Të dy vendet ndajnë synime dhe sfida të ngjashme në modernizimin e institucioneve dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Në këtë drejtim, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira krijon mundësi për të mësuar nga njëri-tjetri dhe për të avancuar reformat, theksoi ministri Jagxhiu.

Përmes këtij memorandumi, synohet të forcohet bashkëpunimi në menaxhimin e burimeve njerëzore, zhvillimin profesional të nëpunësve publikë dhe menaxhimin e performancës institucionale. Aktivitetet e përbashkëta do të përfshijnë shkëmbime ekspertësh, trajnime dhe vizita studimore, me qëllim që përvojat e shkëmbyera të kontribuojnë në përmirësime konkrete në administratën publike.

Nënshkrimi i memorandumit u bë në kuadër të konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, e cila këtë vit ka në fokus vlerën publike, besimin dhe digjitalizimin.

Bashkëpunimi rajonal mbetet i rëndësishëm për avancimin e reformave, ndërtimin e administratave publike më profesionale dhe efikase, si dhe për përparimin e vendeve në procesin e integrimit evropian.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors