Bashkëpunim me K-DATA për qeverisjen e të dhënave dhe integrimin e inteligjencës artificiale

Takim bilateral i Ministrit te Digjitalizimit dhe Administratës Publike, z. Lulëzon Jagxhiu me Presidentin e Korea Data Agency (K-DATA), z. Yang YaeSoo, në kuadër të Korea Green Innovation Days 2026.

K-DATA është akter kyç në operacionalizimin e strategjisë së Koresë për inteligjencë artificiale, që shërben si nyje nacionale për zbatimin e politikave të të dhënave dhe mbështetjen e industrisë në përdorimin e të dhënave, implementimin e IA, dhe zgjerimin e inovacionit.

Diskutimi u fokusua në qeverisjen e të dhënave, shkëmbimin e përvojave dhe mundësitë për integrimin e inteligjencës artificiale në administratën publike.

Gjatë takimit u prezantua edhe progresi dhe planet e Kosovës në agjendën e transformimit digjital, veçanërisht në avancimin e infrastrukturës së të dhënave dhe për integrimin e zgjidhjeve të bazuara në inteligjencë artificiale në shërbimet publike.

Krahas krijimit të infrastrukturës për epokën e inteligjencës artificiale, jemi të përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve që na mudësojnë sjelljen e praktikave më të avancuara ndërkombëtare të cilat e ndihmojnë dhe përshpejtojnë këtë rrugëtim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors