Gjatë takimit të Ministrit të Digjitalizimit dhe Administratës Publike, z. Lulëzon Jagxhiu, me Presidentin e Korea Data Agency (K-DATA), z. Yang YaeSoo, në kuadër të Korea Green Innovation Days 2026, u iniciua një Memorandum Bashkëpunimi me Korea Data Agency (K-DATA).
Ky bashkëpunim synon thellimin e partneritetit institucional, shkëmbimin e ekspertizës dhe mbështetjen e zhvillimit të politikave të të dhënave, kapaciteteve institucionale dhe zgjidhjeve të bazuara në inteligjencë artificiale.