Forcimi i integritetit dhe llogaridhënies institucionale në qendër të KosovaPAR 2026

Forcimi i integritetit dhe llogaridhënies institucionale në qendër të KosovaPAR 2026

Integriteti, Antikorrupsioni, Mbikëqyrja dhe Besimi Publik në Administratën Publike

Konferenca ndërkombëtare KosovaPAR 2026 një panel ia kushtoi forcimit të integritetit institucional, parandalimit të korrupsionit, mbikëqyrjes dhe ndërtimit të besimit publik në administratën publike.

Panelin e moderoi Naser Shamolli, Bashkëpunëtor i Lartë për Politika në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Në panel kontribuuan Yll Buleshkaj, Drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit; Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit; Edi Gusia, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit; Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit; dhe Peter Vagi, Këshilltar i Lartë i Politikave në Ekipin për Shërbimin Publik dhe Llogaridhënien në OECD/SIGMA.

Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes institucionale, si dhe në mekanizmat për parandalimin dhe raportimin e korrupsionit. U trajtuan edhe çështjet e deklarimit elektronik të pasurisë përmes eKosova, publikimit të raporteve të auditimit dhe zbatimit të rekomandimeve, si dhe forcimit të mbikëqyrjes financiare.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe barazisë gjinore, qasjes së barabartë në shërbimet publike dhe rëndësisë së mbrojtjes së denoncuesve në sektorin publik dhe privat.

Forcimi i integritetit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies mbetet thelbësor për rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors