Grupi punues diskutoi ndërlidhjen e SIMBNJ-së me Sistemin e Pagave

Në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike (MDAP) u mbajt takimi i radhës i
grupit punues ndërmjet përfaqësuesve të MDAP-së, Thesarit dhe znj. Paulina Stanoeva,
Menaxhere e Programit për Mbështetjen Buxhetore Sektoriale dhe Koordinimin e
Administratës Publike në Zyrën e Bashkimit Evropian.
Takimi u përqendrua në avancimin e punës për ndërlidhjen e Sistemit Informativ për
Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) me Sistemin e Pagave, si pjesë e zbatimit
të Planit të Rritjes dhe Agjendës së Reformave. Kjo nismë synon automatizimin dhe
harmonizimin e të dhënave për pagat në shërbimin civil, duke eliminuar proceset
manuale dhe duke rritur efikasitetin, saktësinë dhe besueshmërinë e procesit.
Takimi është pjesë e një serie takimesh të rregullta të grupit punues, i cili do të vazhdojë
angazhimin e tij për realizimin e këtij zotimi, në funksion të ndërtimit të një administrate
publike më efikase, më të sigurt dhe të digjitalizuar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors