Hapet edicioni i katërt i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 për reformën dhe digjitalizimin në administratën publike

Hapet edicioni i katërt i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 për reformën dhe digjitalizimin në administratën publike

U hap edicioni i katërt i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, i organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Sot, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe të Ngarkuarin me Punë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin, hapën edicionin e katërt të konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, të organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Nën temën “Vlera Publike dhe e Mira e Përbashkët: Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi”, këtë vit diskutimet përqendrohen në rolin e administratës publike në krijimin e vlerës për qytetarët dhe në mënyrat se si reformat institucionale dhe transformimi digjital mund të përkthehen në shërbime më të mira, tha ministri Jagxhiu në fjalën e tij.

Në Kosovë, po punohet për profesionalizimin e shërbimit civil, thjeshtimin e procedurave dhe integrimin e shërbimeve sipas ngjarjeve jetësore. Paralelisht, po zhvillohet infrastruktura digjitale për të mundësuar shërbime më të ndërlidhura, më të qasshme dhe më të përshtatura me nevojat e qytetarëve, shtoi ai.

Suksesi i reformave nuk matet me numrin e strategjive apo të sistemeve të krijuara, por me ndryshimin që ato sjellin në jetën e qytetarëve. Ky është standardi me të cilin duhet të matet puna e institucioneve dhe drejtimi në të cilin duhet të zhvillohet administrata publike, theksoi ministri.

Hapet edicioni i katërt i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 për reformën dhe digjitalizimin në administratën publike
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors