Inaugurohet objekti i ri qeveritar në “Prishtina e Re”, 4,682 m² hapësirë moderne për rreth 150 zyrtarë

U inaugurua objekti i ri qeveritar në kompleksin “Prishtina e Re”, një investim i rëndësishëm për modernizimin e administratës publike dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të Kosovës.

Pjesa më e madhe e objektit i është dhënë në shfrytëzim Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK), institucion me rol kyç në sigurinë shtetërore.

4,682 m² hapësirë moderne pune

Kapacitet për rreth 150 zyrtarë

Salla trajnimesh, arkivë dhe infrastrukturë teknike

Investim prej rreth 1.8 milion €

Kompleksi Qeveritar “Prishtina e Re” do të përfshijë gjithsej 11 objekte administrative për rreth 1,800 zyrtarë, ndërsa deri tani janë funksionalizuar 3 objekte.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors