Jagxhiu në Global AI and Digital Summit prezanton agjendën digjitale të Kosovës

Në kuadër të Global AI and Digital Summit 2026 në Seul, mora pjesë në panelin “Fuqizimi i inteligjencës artificiale për zhvillim: Mobilizimi i partneriteteve globale për ndikim në nivel lokal”, që bëri bashkë përfaqësues të lartë qeveritarë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të kompanive globale të teknologjisë.

Në fokus të panelit ishte hendeku ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim në qasjen ndaj inteligjencës artificiale dhe përfitimeve prej saj, si dhe nevoja për partneritete ndërkombëtare që mobilizojnë financimin, teknologjinë dhe ekspertizën për të adresuar sfida konkrete zhvillimore. U diskutua gjithashtu për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme ndërmjet qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe kompanive teknologjike, duke trajtuar çështjet e sovranitetit të të dhënave, varësisë nga ofruesit e teknologjisë dhe zhvillimit të kapaciteteve vendore.

Gjatë diskutimit theksova se pozicionimi i vendeve të vogla si Kosova në garën globale të inteligjencës artificiale është veçanërisht sfidues, por duhet të sigurohemi që të mos mbetemi prapa. Për të përfituar nga mundësitë që sjell kjo teknologji, duhet të përqendrohemi në zhvillimin e talenteve dhe kapaciteteve vendore, përdorimin e zgjidhjeve praktike të inteligjencës artificiale (Small AI) për adresimin e problemeve konkrete në ofrimin e shërbimeve publike dhe në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si dhe forcimin e bashkëpunimit multilateral për qasje në infrastrukturë, kapacitete kompjuterike dhe ekspertizë ndërkombëtare.

Diskutimi u moderua nga Arturo Franco, Drejtor i Zyrës për Strategji të Grupit të Bankës Botërore, me pjesëmarrjen e ndihmësministrit të Çështjeve të Kabinetit të Emirateve të Bashkuara Arabe, përfaqësuesve të Fondacionit Gates, kompanisë Meta, Bankës Ndër-Amerikane për Zhvillim (IDB) dhe Sèmè City nga Benini, si dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Filipineve dhe Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU). Ishte kënaqësi të merrja pjesë në këtë panel, ku u shkëmbyen perspektiva mbi mundësitë e bashkëpunimit për ta shndërruar potencialin e inteligjencës artificiale në përfitime konkrete zhvillimore për vendet tona.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors