Kosova dhe Armenia synojnë bashkëpunim në shkëmbimin e ekspertizës digjitale

Kosova dhe Armenia synojnë bashkëpunim në shkëmbimin e ekspertizës digjitale

Takimin e radhës, në margjinat e Global AI and Digital Summit 2026 në Seul, ministri Lulëzon Jagxhiu e zhvilloi me z. Gevorg Mantashyan, Zëvendësministër i Parë i Industrisë HighTech dhe Inteligjencës Artificiale të Republikës së Armenisë.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen përvoja mbi zhvillimet dhe prioritetet e Kosovës dhe Armenisë në fushën e transformimit digjital dhe inteligjencës artificiale, me fokus në iniciativat dhe sfidat e përbashkëta në këto fusha.

Ministri Jagxhiu prezantoi progresin dhe planet e Kosovës për digjitalizimin e shërbimeve publike, modernizimin e infrastrukturës digjitale dhe integrimin e inteligjencës artificiale në sektorin publik. Ndërkaq, u njoh me përvojën dhe iniciativat e Armenisë në zhvillimin e kapaciteteve teknologjike dhe infrastrukturës për inteligjencën artificiale.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, veçanërisht në shkëmbimin e ekspertizës dhe avancimin e iniciativave me interes të përbashkët.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors