Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin për reformën e administratës publike dhe integrimin evropian

Në margjinat e takimit ministror të Procesit të Berlinit, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, i shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka, zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Administratës Publike të Maqedonisë së Veriut, Goran Minchev.

Takimi u realizua në kuadër të Procesit të Berlinit, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave, duke pasur parasysh aspiratat e përbashkëta drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian

U diskutua për angazhimet e vendeve në zbatimin e reformave të administratës publike dhe realizimin e objektivave në kuadër të Planit të Rritjes

Palët u pajtuan për intensifikimin e dialogut bilateral, me synim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy administratave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors