Çfarë Duhet të Udhëheqë Strategjinë e Ardhshme të Reformës së Administratës Publike të Kosovës pas Vitit 2027?
#Tryezastrategjike e konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 trajtoi prioritetet dhe drejtimet që duhet të udhëheqin strategjinë e ardhshme të reformës së administratës publike në Kosovë pas vitit 2027.
Tryezën e moderoi Edmir Sejdiu, Drejtor në Detyrë i Departamentit për Reformën e Administratës Publike në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
Në diskutim kontribuuan Vedat Sagonjeva, Drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit; Nick Thijs, Këshilltar i Lartë i Politikave në OECD/SIGMA; Rozalija Karchicka-Vasilevska, Menaxhere e Programit për Menaxhimin e Financave Publike (MFP) në ReSPA; dhe Kamal Subedi, Anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Nepal.
Diskutimet u përqendruan në përcaktimin e prioriteteve të reformës së ardhshme, lidhjen e reformës së administratës publike me menaxhimin e financave publike dhe nevojën për rezultate të matshme. U theksua rëndësia e kalimit nga përmbushja formale e kërkesave drejt performancës institucionale, forcimit të koordinimit ndërinstitucional dhe përdorimit të të dhënave për hartimin dhe vlerësimin e politikave publike.
Gjithashtu, u trajtuan çështjet e planifikimit financiar, rekrutimit të bazuar në meritë, thjeshtimit të procedurave administrative, transformimit digjital dhe përmirësimit të qasjes së qytetarëve në shërbime publike.
Strategjia e ardhshme e reformës duhet të mbështetet në prioritete të qarta, përgjegjësi institucionale, planifikim të qëndrueshëm financiar dhe rezultate konkrete për qytetarët.





