KosovaPAR 2026 mbledh ekspertët nga Portugalia dhe Franca për reformën, kapacitetet profesionale dhe ekosistemin digjital në institucione

KosovaPAR 2026 mbledh ekspertët nga Portugalia dhe Franca për reformën, kapacitetet profesionale dhe ekosistemin digjital në

Profesionalizimi i administratës publike: Merita, aftësitë, mësimi digjital dhe mbajtja e talenteve

Paneli i parë i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 iu kushtua profesionalizimit të administratës publike, me fokus te meritokracia, zhvillimi i aftësive profesionale, mësimi digjital dhe mbajtja e talenteve në institucionet publike.

Paneli u moderua nga Vehap Hashani, u.d Drejtor i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike. Në panel kontribuuan João Resendes, Drejtor i Bashkëpunimit dhe Komunikimit në Institutin Kombëtar të Administratës në Portugali; Jean-Louis Rocheron, Këshilltar Ndërkombëtar në Expertise France; dhe Jacques Roudière, ish-Drejtor i Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes të Francës.

Diskutimet trajtuan rëndësinë e rekrutimit mbi bazën e meritës, zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe forcimit të kapaciteteve për të tërhequr e mbajtur profesionistë të kualifikuar në administratën publike.

Diskutimet në kuadër të KosovaPAR 2026 po vazhdojnë edhe sot, me tema që lidhen me sfidat dhe prioritetet e reformës së administratës publike, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe përdorimin e zgjidhjeve digjitale në punën e institucioneve.

KosovaPAR 2026 organizohet nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike e Republikës së Kosovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors