Edicioni i katërt i KosovaPAR 2026 do t’i kushtohet temës “Vlera Publike dhe e Mira e Përbashkët”, me fokus “Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi” – tre shtylla që po formësojnë administratën publike moderne.
Konferenca do të bëjë bashkë vendimmarrës, shërbyes publikë, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues të
shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar se si mund të ndërtohen institucione më profesionale, më të besueshme dhe më inovative, përmes transformimit të përgjegjshëm digjital dhe shërbimeve të orientuara drejt qytetarëve.
KosovaPAR 2026, është konferencë tashmë tradicionale, dhe këtë vit do të mbahet më 28–30 tetor, duke shërbyer si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe ideve mbi të ardhmen e administratës publike.