KosovaPAR 2026: Shërbimet e reja digjitale ulin burokracinë dhe lehtësojnë shërbimet ndaj qytetarit

KosovaPAR 2026: Shërbimet e reja digjitale ulin burokracinë dhe lehtësojnë shërbimet ndaj qytetarit

Një Ngjarje Jetësore, Shumë Mësime: Çfarë Mund të Na Mësojë Përvoja e Kosovës në Zbatim për Hartimin e Gjeneratës së Ardhshme të Shërbimeve Publike të Orientuara te Qytetari?

Sesioni i radhës i konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026 trajtoi përvojën e Kosovës në zhvillimin dhe zbatimin e shërbimeve publike të orientuara te qytetari, përmes qasjes së një ngjarjeje jetësore.

Sesioni u moderua nga Luan Hasanxhekaj nga GIZ.

Në diskutim kontribuuan Arben Damoni, Koordinator i Programit në Njësinë për Transformim Digjital (DTU) në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike; dhe Dr. Merita Vuthaj, Drejtore e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore dhe Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë.

Diskutimet u përqendruan në zhvillimin e shërbimit digjital për regjistrimin e lindjes dhe integrimin e proceseve ndërmjet institucioneve, me qëllim lehtësimin e procedurave për prindërit. U prezantua kalimi nga proceset e ndara dhe dokumentacioni fizik drejt një sistemi ku regjistrimi i lindjes bëhet në maternitet dhe të dhënat përcillen përmes sistemeve të ndërlidhura institucionale.

Gjithashtu, u prezantua procesi i hartimit të shërbimit, i cili u bazua në hulumtimin e përvojës së qytetarëve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Sipas të dhënave të prezantuara, deri më 22 tetor 2026, shërbimi kishte regjistruar 5,918 lindje në tetë spitale publike të Kosovës.

Përvoja e prezantuar theksoi rëndësinë e projektimit të shërbimeve duke u nisur nga nevojat e qytetarëve, koordinimit ndërinstitucional dhe thjeshtimit të procedurave përmes transformimit digjital.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors