Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka lansuar
shërbimin “Kërkesë për vazhdim të lejeqëndrimit”
Përmes këtij shërbimi të gjithë shtetasit e huaj që kanë nevojë për vazhdimin e lejeqëndrimit në Republikën e Kosovës mund ta bëjnë kërkesën online përmes platformës eKosova, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht për të dorëzuar kërkesën.
Shërbimin e gjeni në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/729