Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Si dy shtete mike dhe fqinje, u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave në reformën dhe digjitalizimin e administratës publike, me qëllim të avancimit të institucioneve dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Ambasadori Çobaj gjithashtu përcolli ftesën e Ministrit të Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, për pjesëmarrje në takimin e ministrave të administratës publike në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Budva nën kryesimin e Malit të Zi.