Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, z. Nuno Queirós.
Me këtë rast, z. Queirós e uroi Ministrin për detyrën e re dhe rikonfirmoi gatishmërinë për të mbështetur fuqishëm agjendën reformuese dhe procesin e transformimit digjital.
Ministri Jagxhiu prezantoi portfolion e Ministrisë dhe prioritetet strategjike, me fokus në përshpejtimin e digjitalizimit të shërbimeve publike, rritjen e efikasitetit institucional dhe ndërtimin e një administrate moderne, transparente dhe të orientuar drejt qytetarit.
Palët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në projekte konkrete që do të përshpejtojnë transformimin e administratës publike dhe do të vendosin themele të qëndrueshme për një shtet më inovativ, më efikas dhe të gatshëm për sfidat e së ardhmes.