Ministri Jagxhiu: Digjitalizimi i arkivit të RTK-së, hap thelbësor për ruajtjen e kujtesës sonë kolektive

Ministri Jagxhiu: Digjitalizimi i arkivit të RTK-së, hap thelbësor për ruajtjen e kujtesës sonë kolektive

Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti dje në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), znj. Zana Spahiu, e shoqëruar nga znj. Elvana Kadiu-Prekazi, udhëheqëse e Departamentit për Strategji dhe Zhvillim, dhe z. Genc Muqolli, udhëheqës i TI-së në RTK.

Gjatë takimit u diskutua për iniciativat e transformimit digjital të RTK-së, me theks të veçantë në digjitalizimin e arkivit të transmetuesit publik, i cili përfaqëson një pasuri të rëndësishme kulturore, historike dhe dokumentare për vendin.

Materialet audiovizuale të ruajtura ndër vite dokumentojnë ngjarje, zhvillime dhe momente të rëndësishme të historisë sonë, duke përbërë një pjesë të çmuar të kujtesës kolektive. Në këtë kontekst, digjitalizimi i arkivit u vlerësua si një hap thelbësor për ruajtjen dhe mbrojtjen afatgjatë të këtyre materialeve, si dhe për të lehtësuar qasjen dhe shfrytëzimin e tyre nga brezat e sotëm dhe të ardhshëm, tha mes tjerash ministri.

Ministri Jagxhiu e njoftoi znj.Spahiu për përgjegjësitë dhe fushëveprimin e Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, si dhe për projektet dhe iniciativat që po zhvillohen në kuadër të transformimit digjital të institucioneve publike.

Po ashtu, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e infrastrukturës digjitale dhe digjitalizimit të shërbimeve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors