Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, ishte pjesë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.
Takime të këtij niveli përbëjnë një mundësi të rëndësishme për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Kosova dhe Turqia kanë një partneritet të qëndrueshëm, të ndërtuar mbi miqësi, bashkëpunim dhe interesa të përbashkëta, të cilin do të vazhdojnë ta forcojnë.