Ministri Jagxhiu pret në takim Ambasadorin e ri të Francës Diskutohet transformimi digjital dhe reforma e administratës publike

Ministri Jagxhiu pret në takim Ambasadorin e ri të Francës Diskutohet transformimi digjital dhe reforma e administratës publi

Sot, Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, priti në takim Ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin diskutoi për transformimin digjital, reformën e administratës publike dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës. Gjatë takimit, theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit euroatlantik.

Ministri prezantoi prioritetet për modernizimin e shërbimeve publike, ndërlidhjen e sistemeve institucionale dhe integrimin e inteligjencës artificiale, me synim ofrimin e shërbimeve më të thjeshta, më efikase dhe më të qasshme për qytetarët dhe bizneset.

Gjithashtu, u diskutua për digjitalizimin e shëndetësisë dhe arsimit, sigurinë kibernetike, shkëmbimin e ekspertizës dhe përfshirjen e Kosovës në iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e teknologjisë. Vëmendje të veçantë i kushtuan edhe zhvillimit të sektorit të teknologjisë në Kosovë dhe potencialit të tij për të nxitur partneritete të reja dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Huchet rikonfirmoi mbështetjen e Francës për Kosovën dhe gatishmërinë për të shqyrtuar mundësi të reja bashkëpunimi në reformën e administratës publike, transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors