Ministri Lulëzon Jagxhiu takoi Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe avancimin e agjendës digjitale.
Në fokus të bisedës ishte rrugëtimi i Kosovës në transformimin digjital, përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e sigurisë kibernetike, si dhe zhvillimin e sektorit të TIK-ut dhe inovacionit.
U dikutuan mundësitë e bashkëpunimit bilateral në mes dy vendeve në fushën e teknologjisë së informacionit, inovacionit dhe zhvillimit të ekosistemit digjital, duke vlerësuar praninë në rritje të kompanive suedeze të TIK-ut në Kosovë, të cilat i shtojnë vlerë këtij sektori.
Takimi rikonfirmoi miqësinë Kosovë-Suedi dhe vullnetin e dyanshëm për bashkëpunim.